Lidhje

Sulm ndaj jetës së kandidatit afgan për nënpresident Ahmed Zia Masud - 2004-10-07


Në Afganistan, kandidati për nënpresident që po konkuron përkrah presidentit Hamid Karzai, i shpëtoi dje një përpjekjeje për ta vrarë. Shpërthimi kundër autokolonës së kandidatit për nënpresident, Ahmed Zia Masud, që ndodhi në qytetin verior të Faizabadit, shkaktoi vdekjen e dy personave. Të paktën tre të tjerë u plagosën, por zoti Masud nuk ishte mes tyre.

Askush nuk ka marrë përgjegjësinë për shpërthimin. Por, një zëdhënës i fushatës së presidentit Karzai tha se sulmi ishte kryer nga persona të cilët ai i cilësoi si armiq të Afganistanit.

Dje ishte dita e fundit e fushatës për zgjedhjet presidenciale të së dielës. Zyrtarët kanë paralajmëruar për mundësinë e intensifikimit të sulmeve nga mbeturinat e regjimit të përmbysur taleban dhe aleatëve të tyre gjatë ditëve para zgjedhjeve. //bsa//

XS
SM
MD
LG