Lidhje

Ukraina ka nevojë të zhvillojë zgjedhje që përmbushin strandardet demokratike ndërkombëtare - 2004-10-07


Ukraina, e cila kërkon të përshpejtojë procesin e anëtarësimit në institucionet euro-atlantike dhe të zërë vendin që i takon në bashkësinë e demokracive, ka nevojë të zhvillojë zgjedhje që përmbushin strandardet demokratike ndërkombëtare. Kjo do të thotë që qeveria duhet të ndërmarrë menjëherë hapat për të krijuar një mjedis të përshtatshëm dhe të përmbushë angazhimet e saj si anëtare e Organizatës për Sigurimin dhe Bashkëpunimin në Evropë. Këto angazhime kërkojnë nga të gjitha shtetet anëtare të sigurojnë që të mos ketë pengesa ligjore apo administrative për sa u përket mundësive për të shfrytëzyar mjetet e informimit nga të gjithë individët dhe grupet politike që dëshirojnë të marrin pjesë në procesin zgjedhor.

Fatkeqësisht, fushata elektorale ka qenë plotë parregullësit, të cilat, nëse vazhdojnë, mund të kërcënojnë një rezultat elektoral të besueshëm dhe demokratik. Transmetues të pavarur, si Kanali televizi Pesë, vazhdon të përballet me pengesa të mëdha në përpjekjet për të siguruar burime alternativë lajmesh. Radio Liberti mbetet jashtë segmenteve të rëndësishme të frekuencave F-M në Ukrainë, megjithë premtimet prej disa muajsh nga zyrtarët ukrainas se leja për përdorimin e këtyre frekuencave do të përtritet. Qeveria avzhdon të udhëzojë mjetet e informimit se çfarë të mbulojnë dhe sesi t’i mbulojnë ato, dhe të keqtrajtojë, të kërcënojë dhe të mbyllë organizatat e pavarura të mjeteve të informimit.

Autoritetet ukrainase kanë bërë kontrolle të paligjshme nëpër zyrat e kandidatëve të opozitës dhe kanë ndërprerë takime të kandidatit presidencial Viktor Jushçenko me votuesit. Burimet shtetërore janë përdorur për të financuar fushatën e Kryeministrit Jakunoviç. Ka pasur raste shkeljesh nga ana e anëtarëve të komisionit të zgjedhjeve në dëm të opozitës. Të gjitha këto veprime kanë krijuar një mjedis shumë të pabarabartë dhe kanë ngjallur dyshime serioze nëse rezultati i zgjedhjeve me të vërtetë do të pasyqrojë vullnetin e popullit ukrainas.

Këto zgjedhje janë qenësore në shumë aspekte për Ukrainën. Një votim që zhvillohet në bazë të strandardeve të Organizatës për Sigurimin dhe Bashkëpunimin në Evropë përcjell mesazhin se Ukraina është e angazhuar për zhvillimin e një demokracie me lidhje të forta me Evropën. Një votim i metë do të dëmtonte seriozisht kredencialet demokratike të presidentit të ardhshëm, do të ngadalësonte apo do të ndalonte procesin e integrimit të Ukrainës në strukturat euro-atlantike dhe do të shtynte Shtetet e Bashkuara të shqyrtonin mundësinë e marrjes së masave për të mbajtur përgjegjës përsonat fajtorë për shkelje tëprocesit zgjedhor.

XS
SM
MD
LG