Lidhje

SHBA: Çmimet e naftës filluan të ulen pasi arritën sot çmimin rekord prej 53 dollarësh për fuçi - 2004-10-07


Çmimet e naftës filluan të ulen në Shtetet e Bashkuara, pasi arritën sot çmimin rekord prej 53 dollarësh për fuçi.

Më pas ato u ulën në 52 dollarë e 35 cent, një rritje prej 33 centësh nga dita e djeshme.

Analistët janë të shqetësuar se sa kohë do t’i duhet industrisë së naftës në Gjirin e Meksikës të marrë veten. Kjo industri u dëmtua rëndë nga urgani Ivan muajin e kaluar dhe 28 përqind e kapacitetetit të saj prodhues, e barabartë me 478 mijë fuçi në ditë, dolën jashtë funksionimit dhe vazhdojnë të jenë të tilla.

Sabotimet në Irak, paqëndrueshmeria politike në Nigeri, problemet me taksat të një firme gjigande ruse të naftës, dhe shtimi i kërkesave nga tregu kinez gjithashtu kërcënojnë t’i pakësojnë më tej rezervat e naftës. Rezervat amerikane të naftës, përfshirë mazutin që përdoret për ngrohje, ndodhen në një nivel më të ulët se parashikimi në prag të sezonit të dimrit.

Por ndërsa çmimet janë ngritur rreth 50 përqind gjatë këtij viti, ato ende mbeten larg rekordit prej 80 dollarësh për fuçi që arritën në vitin 1979, pas revolucionit në Iran.

//ze//

XS
SM
MD
LG