Lidhje

Një ofertë e re paqeje për qeverinë kalimtare të Irakut - 2004-10-07


Një këshilltar i lartë i klerikut radikal shiit Moqtada al-Sadr i ka bërë një ofertë paqeje qeverisë kalimtare të Irakut, në një përpjekje për t’i shënë fund dhunës disajavëshe në distriktin shiit të Bagdadit.

Zëdhënësi i klerikut deklaroi sot në televizionin al-Arabija se milicia shiite do t’i dorëzonte armët dhe t’ia kthente kontrollin e lagjes Sadr City policisë, nëse qeveria nuk vazhdon arrestimet e milicëve dhe liron të tjerët që janë në burg.

Një zyrtar i Ministrisë së Brendshme irakiane i tha Zërit të Amerikës se qeveria kalimtare e pranoi ofertën pa kushte, sepse kishte kërkuar vazhdimisht që milicia të çarmatoset.

Në zhvillime të tjera, shpërthime të fuqishme dhe të shtëna u dëgjuan sot në mbrëmje në Zonën e Gjelbër në Bagdad pranë hoteleve ku jetojnë gazetarët e huaj. Ndërsa ushtria amerikane thotë se dy ushtarë amerikanë u vranë dje në incidente të ndryshme.

//ze//

XS
SM
MD
LG