Lidhje

Inaugurohet përmendorja e themeluesit të Policisë Sekrete Sovietike - 2004-10-08


Udhëheqësi autoritar i Bjellorusisë, Aleksander Lukashenko, inauguroi një përmendore të themeluesit famëkeq të Policisë Sekrete Sovietike. Zoti Lukashenko e vlerësoi lart Felix Zherzhinskin, i cili vdiq në vitin 1926, për ndihmën e tij në themelimin e shtetit sovietik dhe krijimin e një prej shërbimeve më të fuqishme sekrete të shekullit të 20-të.

Udhëheqësi i Bjellorusisë bëri thirrje gjithashtu për marrëdhënie të ngushta mes agjencive të zbulimit të Bjellorusisë dhe Rusisë, duke theksuar të kaluarën e tyre të përbashkët dhe bashkëpunimin e tanishëm.

Përmendorja, e vendosur në fshatin e lindjes së zotit Zherzhinski afër Minsk-it përfshin një muzeum dhe bustin e tij. Zherzhinski, i lindur polak, ndihmoi në krijimin e shërbimit të parë sekret sovietik të quajtur Cheka në vitin 1917 nën udhëheqësin bolshevik Vladimir Lenin. Cheka, e cila më vonë u shndërrua në KGB, ishte përgjegjëse për arrestime dhe ekzekutime në masë. //bsa//

XS
SM
MD
LG