Lidhje

Pengu britanik Keneth Bigley egzekutohet nga rrëmbyesit - 2004-10-08


Inxhinieri britanik Kenneth Bigley i cili ishte marë peng në Irak para tre javësh, u vra nga rrëmbyesit.

Familja e tij konfirmoi njoftimet se pengu 62 vjeçar ishte vrarë nga grupi ekstremist që e kishte rrëmbyer. Ai u mor peng më 16 shtator në Bagdat së bashku me dy kolegë amerikanë, të cilët më pas u ekzekutuan me prerje koke.

Një video-kasetë që tregon egzekutimin e zotit Bigleuy me prerje koke u bë publike të premten. Rrëmbyesit kishin kërkuar që forcat e udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara në Irak të lironin të burgosurat irakiane gra.

Kryeministri britanik Tony Blair e quajti vrasjen e tij nje akt te shëmtuar. Sekretari i Jashtëm Jack Straw u tha gazetarëve në Londër se qeveria britanike shkëmbeu mesazhe me rrëmbyesit përmes një ndërmjetësi, por ata nuk pranuan të hiqnin dorë nga kërkesat.

Qeveria britanike ka theksuar disa herë se nuk mban ndonjë të burgosur grua në Irak.

XS
SM
MD
LG