Lidhje

Wangari Mathai nga Kenia nderohet me çmimin Nobel për Paqen - 2004-10-08


Veprimtarja keniane për mjedisin Wangari Mathai tha se ishte shumë e gëzuar dhe e emocionuar që u nderua me çmimin e sivjetshëm Nobel për Paqen.

Komisioni Norvegjez i Çmimit Nobel e vlerësoi sot kontributin e zonjës Mathai për zhvillim të qëndrueshëm, demokraci dhe paqe, në nderim të punës së saj për përmirësimin e mjedisit dhe forcimin e rolit të grave.

Zonja Mathai u tha gazetarëve se mbrojtja e mjedisit ndihmon në parandalimin e luftrave që lindin si rrjedhojë e mungesës së burimeve natyrore.

Wangari Maathai është e para grua afrikane që fiton këtë çmim prestigjioz.

Kjo është hera e parë që një veprimtare për mjedisin fiton Çmimin Nobel të Paqes. Zonja Mathai, me moshë 64 vjeç, ishte një ndër 194 kandidatët për çmim.

Ajo do të marrë një shpërblim prej 1 presje 3 milion dollarësh në ceremoninë zyrtare që do të zhvillohet më 10 dhjetor në Oslo.

XS
SM
MD
LG