Lidhje

Egjipt: 32 të vrarë nga sulmet terroriste në vendpushime në Sajnai - 2004-10-08


Shpërthimet terroriste tronditën tre vendpushime egjiptiane në gadishullin Sajnai, duke shkaktuar vdekjen e të paktën 32 vetëve. Zyrtarë izraelitë thonë se janë të bindur që ishte shpërthimi i një makine bombë që shkaktoi mbrëmë vdekjen e të paktën 30 personave dhe plagosjen e 160 të tjerëve si edhe shkatërroi një pjesë të hotelit Hilton në vendpushimin Taba pranë kufirit me Izraelin.

Të paktën dy vetë humbën jetën dhe 42 të tjerë u plagosën nga shpërthimet në dy vendpushime të tjera. Dje ishte dita e fundit e festivalit hebraik Sukot. Në Taba dhe vendpushimet të tjera ishte një numër i madh turistësh izraelitë. Qeveria izraelite paralajmëroi muajin e kaluar kundër udhëtimit në këtë zona, duke cituar ato që i cilësoi si kërcënime konkrete ndaj izraelitëve.

Izraeli ka në plan të evakuojë deri në 15 mijë ziraelitë që ende ndodhën në Sajnai. Tanke dhe trupa izraelite janë dislikuar kohët e fundit në Rripin e Gazës në përpjekje për të ndaluar një valë sulmesh palestineze me raketa kundrë Izraelit. Të paktën 4 palestinezë u vranë dje. //bsa//

XS
SM
MD
LG