Lidhje

SHBA mund të dërgojnë trupa shtesë në Irak në prag të zgjedhjeve të janarit - 2004-10-09


Sekretari amerikan i Mbrojtjes Donald Rumsfeld tha se Pentagoni mund të dërgojë trupa shtesë në Irak për të kontrolluar dhunën e kryengritësve gjatë zgjedhjeve të janarit.

Në një takim që zhvilloi sot me homologët e tij nga 18 vende të botës, në një aeroplanmbajtëse në Gjirin Persik, sekretari Rumsfeld tha se shpreson që edhe disa nga vendet e tjera do të mbajnë një pjesë të përgjegjësisë për të bërë të mundur zhvillimin në kushte normale të zgjedhjeve në Irak.

Zoti Rumsfeld përmendi me këtë rast zgjedhjet e sotme në Afganistan, duke thënë se atje janë vendosur edhe 1 mijë trupa amerikane shtesë, krahas me forcat ndërkombëtare të NATO-s.

Në Irak tha zoti Rumsfeld, ka rreth 100 mijë ushtarë irakianë, të cilët luftojnë krah për krah me 135 mijë trupa amerikane. Ai shtoi se deri në janar, atje duhet të ketë edhe 40 mijë ushtarë irakianë të stërvitur.

Zoti Rumsfeld tha se do të jenë komandantët amerikanë ata që do të vendosin në se do të dërgohen trupat shtesë. Sekretari Rumsfeld do të takohet të mërkurën me homologët e tij të Natos në Rumani për të rishikuar çështje të ngjashme.// lk //

XS
SM
MD
LG