Lidhje

Një serb i Bosnjës i dorëzohet Gjykatës së Hagës  - 2004-10-10


Një serb i Bosnjës i akuzuar për gjenocid në zonën myslimane të Srebrenicës iu dorëzua Gjykatës së Kombeve të Bashkuara për krimet e luftës në ish Jugosllavi.

Ljubisha Beara, ish shef sigurimi për ushtrinë serbe të Bosnjës, iu dorëzua dje vonë autoriteteve në Hagë nga autoritetet sërbe menjëherë pasi ishte ndaluar prej tyre. Ai u shoqërua gjatë udhëtimit për në Holandë nga ministri serb i drejtësirë, Zoran Stojkoviç.

Gjykata e Hagës ngriti padi ndaj zotit Beara nën akuzat për vrasjen e të burgosurve myslimanë, për transferimin me forcë të mijëra grave dhe fëmijëve nga zona dhe se kishte ndihmuar gjeneral Ratko Mlladiçin, atëherë komandant i ushtrisë serbe të Bosnjës, i cili tani është një nga personat më të kërkuar nga gjykata ndërkombëtare.

Forcat serbe llogaritet të kenë vrarë rreth 8 mijë burra dhe djemë myslimanë pasi pushtuan Srebrenicën në vitin 1995.

//ze//

XS
SM
MD
LG