Lidhje

SHBA: kandidatët presidencialë ashpërsojnë kritikat ndaj njëri-tjetrit - 2004-10-10


Në Shtetet e Bashkuara, kandidati demokrat për nën-president përsëriti zotimin e zotit Keri për të mos ngritur taksa për klasën e mesme amerikane.

Senatori Xhon Eduards i bëri këto komente sot në programet televizive amerikane. Zoti Eduards tha se në se deficiti i buxhetit federal merr përmasa tepër të mëdha, ai dhe kandidati demokrat për president, Xhon Keri do të shkurtojnë disa prej programeve të tyre si për shembull porgramet arsimore për fëmijët në modhë të vogël.

Zoti Kerry bëri të njëjtin premtim gjatë debatit të së premtes me presidentin Bush. Të dy rivalët presidencialë janë zotuar të shkurtojnë deficitin buxhetor përgjysëm gjatë 4 vjetëve të ardhshëm.

Kritikët thonë se asnjëri plan nuk do të përmbushë objektivin e tij. Presidenti Bush dhe senatori Keri zhvillojnë të mërkurën debatin e tretë dhe të fundit presidencial.

XS
SM
MD
LG