Lidhje

Të hënën Dita e Kolombit në Amerikë - 2004-10-10


Nesër në Shtetet e Bashkuara festohet Dita e Kolombit, e cila përkujton ardhjen e Kristofor Kolombit në botën e re. Eksploruesi italian arriti në vitin 1492 në territorin që më pas do t’i përkiste shtetit Bahamas. Ai ishte personi që e prezantoi Europën me kontinentin amerikan, megjithëse as vetë nuk e dinte që kishte zbuluar tokë të re.

Dita e Kolombit në Shtetet e Bashkuara është festë federale, gjë që nënkupton se shumë amerikanë nuk do të shkojnë në punë ose në shkollë. Ndër veprimtaritë tradicionale që zhvillohen me këtë rast përfshihen parada dhe shërbime kishtare. Gjatë viteve të kaluara, njerëzit kanë rikrijuar përvojën e udhëtimit dhe takimeve të para ndërmjet vendasve dhe evropianëve.

Me ndihmën e Mbretit Ferdinand dhe Mbretëreshës Elizabetë të Spanjës, eksploruesi italian Kristofor Kolombi udhëhoqi një ekspeditë drejt Azisë. Mbreti dhe Mbretëresha ofruan ndihmën financiare përfshirë edhe tre anije: Nina, Pinta dhe Santa Maria. Në tetor 1492, Kristofor Kolombi mbërriti në Bahama, duke menduar se kishte mbërritur në Azi. Pasi krijoi koloni në atë zonë, Kolombi solli në Evropë ar, erëza dhe disa nga banorët vendas.

Mendohet se Kristofor Kolombi është i pari evropian që eksploroi Amerikën që nga shekulli i 10-të, kur Vikingët kishin krijuar koloni në Newfoundland. Në vitet e fundit, disa amerikanë e kanë protestuar Ditën e Kolombit pasi i thur lavdi kolonizimit evropian dhe shfrytëzimit të popullsisë vendase. //bsa//

XS
SM
MD
LG