Lidhje

Turqia miraton kodin e ri penal, në përpjekje për të rritur shanset për anëtarësim në BE - 2004-10-11


Presidenti i Turqisë, Ahmet Nexhdet Sezer, miratoi kodin e ri penal të vendit, në përpjekje për të rritur shanset e Ankarasë që të hyjë në Bashkimin Evropian.

Kodi i ri forcon të drejtat e grave dhe liritë individuale dhe sanksionon masa më të rrepta ndaj shkeljes së të drejtave të njeriut.

Komisioni Evropian rekomandoi javën e kaluar hapjen e bisedimeve me Turqinë me kusht që të miratohej kodi penal. Ministrat e Bashkimit Evropian do ta marrin vendimin përfundimtar për hapjen e dialogut në muajin dhjetor.

Disa evropianë që janë kundër anëtarësisë së Turqisë në Bashkimin Evropian, kanë shprehur shqetësime lidhur me hyrjen e një popullate kaq të madhe myslimane në këtë blok.

Kryeministri i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan thotë se nuk do që vendi i tij të trajtohet ndryshe nga vendet e tjera kandidate për Bashkimin Evropian.

XS
SM
MD
LG