Lidhje

Shkallëzohen operacionet ushtarake në mbarë Irakun - 2004-10-11


Forcat amerikane dhe shkallëzuan operacionet ushtarake kundër objekteve të kryengritësve në mbarë Irakun për të rivendosur sigurimin para zgjedhjeve të janarit në atë vend.

Në Falluxhah, qytet që shikohet si qendër e veprimtarive kryengritëse, aeroplanë amerikanë sulmuan ndërtesa, që mendohej të përdoreshin nga rrjeti terrorist i terroristit Abu Musab al-Zarkavi, përfshirë edhe një restorant të njohur. Të paktën 4 irakianë humbën jetën.

Në qytetin perëndimor të Ramadit, trupat irakiane të mbështetura nga Shtetet e Bashkuara kryen një sulm ndaj të paktën shtatë xhamive për të kërkuar për kryengritës dhe armë ilegale. Ata arrestuan gjithashtu Sheikun Abdul Aleim Saadi, kerikun më të lartë të myslimanëve sunni.

Ndërkohë, në lagjen Sadr City të Bagdadit forca të armatosura, besnike të klerikut radikal Shiit Moqtada Al-Sadr, vazhduan të dorëzonin armët. Banorët kanë afat deri ditën e premte për shkëmbimin me para të pushkëve dhe municioneve. Dhe në një zhvillim tjetër, një fotograf amerikan, i cili u rrëmbye të dielën, u lirua pa u dëmtuar.

Ndërkaq, një zyrtar i lartë irakian tha se qendrat bërthamore të Irakut janë të sigurta, megjithë një raport të Kombeve të Bashkuara se pajisjet dhe materialet që mund të përdoren për prodhimin e armëve bërthamore janë zhdukur nga Iraku.

Ministri i përkohshëm irakian i Shkencës dhe Teknologjisë, Rashad Omar tha dje se inspektorët e Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Energjinë Bërthamore janë të mirëpritur të vizitojnë qendrat nën kontrollin e ministrisë së tij. Këto komente zyrtari irakian i bëri një ditë pas një raporti të Agjencisë së OKB-së për Energjinë Bërthamore në të cilin shprehej shqetësimi se zhdukjet e pajisjeve dhe materialeve mund të ishin të shumta.

Në raportin dërguar Këshillit të Sigurimit, agjencia thotë se imazhet satelitore tregojnë ndërtesa plotësisht të shkatërruara, por pa asnjë të dhënë rreth pajisjeve të posaçme që ndodheshin në to.

Në Washington, një zyrtar i administratës së presidentit Bush pranoi se plaçkitje të shumta ndodhën pas ndërhyrjes amerikane në Irak, por ai shtoi se janë marë masat e duhura për të parandaluar zhdukjen e pajisjeve dhe materialeve të tjera nga Iraku.

//ze//

XS
SM
MD
LG