Lidhje

Mungesë për vaksinën kundër gripit - 2004-10-12


Zyrtarët e shëndetit këtu në Shtetet e Bashkuara ndeshen me një sfidë të madhe në përpjekje për të përballuar kërkesat e qytetarëve për vaksinën kundër gripit.

Disa ditë më parë, kompanisë britanike që kishte kontratë me qeverinë amerikane për të prodhuar sasitë e nevojshme të vaksinave për këtë vit, iu pezullua liçenca, pasi nuk po ndiqte parametrat qeveritare. Në gjithë vendin shihen radhë të tilla, në Huston... Cincinati... Des Moines dhe Washington. Mijëra vetë, shumë prej tyre në moshë të thyer, janë të shqetësuar nga mungesa e vaksinës së gripit.

Në një vit të zakonshëm, dhjetëra mijëra vetë vdesin nga gripi dhe këtë vit në Shtetet e Bashkuara është shtuar shqetësimi nga virusi që shkakton këtë sëmundje, pasi ka një mungesë të theksuar të vaksinës kundër tij. Zyrtarët e shëndetësisë u kanë bërë thirje personave të shëndetshëm të mos vaksinohen këtë vit.

Për siç ndodh shpesh, njoftimi për mungesën e vaksinës e ka rritur edhe më shumë kërkesën. Shumë njerëz që kurrë nuk vaksinoheshin, kanë mbushur klinikat dhe kërkojnë vaksinën kundër gripit:

Qeveria ka thënë se sasia e kufizuar e vaksinave duhet ruajtur për fëmijët nga 6 deri në 23 muaj, të moshuarit mbi 65 vjeç dhe personat me sëmundje kronike përfshirë problemet e zemrës, të mushkërive dhe gratë shtatzëna.

Zyrtarët e shëndetësisë ndeshen me një problem serioz, dhe shumë klinika në vend janë mbyllur në pritje të udhëzimeve nga qeveria federale lidhur me ndarjen e vaksinës.

---- ----

Në Muscle Shoals të shtetit Alabama, një grua që përfitoi nga transplanti i parë i një vezoreje, mësoi nga mjeku se ka mbetur shtatzënë. 24-vjeçarja Stephanie Yarber mori një nga vezoret e motrës së saj binjake Melanie Morgan, gjatë një operacioni që u krye në St Louis të Mizurit. Stephanie kishte kaluar dy procedura për fekondim në epruvetë. Ajo u përpoq të gjente më shumë informacion në internet dhe gjeti të dhëna për Dr. Sherman Silbert, specialist i riprodhimit i cili kreu procedurën e transplantimit. Stephanie thotë se para pak ditësh mësoi se kishte mbetur shtatzënë dhe menjëherë mori në telefon të motrën për t’i dhënë lajmin e mirë.

---- ----- Leon Fleisher e ka titulluar albumin e tij të ri: “Dy duar.” Për 40 vjet me radhë ai mund të luante në piano vetëm pjesë të kompozuara për dorën e majtë.

Në vitin 1964, Leon Fleisher cilësohej si një ndër pianistët më të mëdhenj të botës. Por ai mori një goditje të rëndë kur u prek nga një sëmundje e paidentifikuar.

Gishti i tretë, i katërt dhe i pestë i dorës së majtë iu mblodhën dhe doktorët nuk e gjenin dot shkakun: "Më dukej sikur jeta ime mori fund. Për dy vjet u zhyta në depresion", thotë Fleisher. Por ai zbuloi nga kjo, dashurinë për muzikën dhe filloi të dirigjonte dhe të jepte mësime.

Me anë të masazhit, krahu i tij i majtë filloi të lirohej pak. Mjekët filluan të kuptonin sëmundjen dhe e quajtën “Dystonia”. Dy vjet më parë ata filluan një eksperiment me elementin Botox për bllokimin e nervave: "Pa pritur gishtat filluan të shtriheshin, ashtu siç dëshiroja unë", thotë Fleisher.

Albumi i tij i ri renditet aktualisht në vend të dytë në klasifikimet e muzikës klasike. Megjithatë Leon Fisher nuk është shëruar, pasi nuk ka shërim: I detyruar nga rrethanat, Leon Fisher u përpoq të gjente alternativa të tjera dhe zbuloi një bukuri më të madhe në jetë.

XS
SM
MD
LG