Lidhje

Nënpresidenti reformator i Iranit jep dorëheqjen - 2004-10-12


Nënpresidenti reformator i Iranit, Mohamed Al Abtahi tha se i ka paraqitur presidentit të vendit dorëheqjen dhe ai e ka pranuar.

Zoti Abtahi foli sot në Teheran, një javë pasi deklaroi publikisht se kërkonte dorëheqjen pasi nuk mund të punonte dot me udhëheqësit e rinj konservator që kanë shumicën në parlament. Zoti Abtahi tha se në një letër dërguar më 4 tetor, i kërkoi presidentit Mohamed Katami se nuk do të merrte përsipër më përgjegjësitë e tij.

Dorëheqja e tij është dështimi i fundit për lëvizjen reformiste të Iranit e cila u venit në fillim të vitit kur sistemi juridik iranian ndaloi më shumë se 2 mijë e 400 reformistë të hynin në garën për poste në zgjedhjet e shkurtit.

Ligji i ri ndaloi edhe më shumë se 50 reformistë të rinj. Ai lejoi konservatorët të fitonin kontrollin e parlamentit për herë të parë që kur u zgjodh presidenti Katam inë vitin 1997.

XS
SM
MD
LG