Lidhje

Kryeministri Allaui paralajmëroi operacione të reja në Falluxha - 2004-10-14


Kryeministri i përkohshëm i Irakut, Iyad Allaui, kërcënoi se do të ndërmarrë një operacion të ri ushtarak në qytetin Falluxha, nëse banorët e tij nuk dorëzojnë terroristin e kërkuar Abu Musab al-Zarqaui.

Zoti Allaui e bëri këtë paralajmërim dje, ndërsa grupi terrorist Tauhid dhe Xhihad i Zarkauit deklaroi se kishte ekzekutuar me prerje koke dy zyrtarë irakian të zbulimit.

Ndërkohë, dy ushtarë amerikanë u vranë dhe 5 të tjerë u plagosën nga një shpërthim vetëvrasës kundër autokolonës së tyre në qytetin Mosul. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jap de Hup Shefer, tha se instruktorët ushtarakë të aleancës dhe forca e tyre mbrojtëse duhet të dislokohen në Irak këtë vit dhe sa më shpejt që të jetë e mundur. //bsa//

XS
SM
MD
LG