Lidhje

Aksident i rëndë automobilistik pranë Fushë-Arrëzit - 2004-10-14


Një aksident i rëndë rrugor ndodhi sot rreth orës 14, në Urën e Bicajve, vetem 2 kilometra në hyrje të qytetit të Fushë-Arrëzit, në Veri të Shqipërise.

Një autobuz i linjës Tiranë-Prishtinë, ku po udhëtonin 59 persona, shumica eskursionistë të një shkolle të Kosovës, u përplas me një automjet tjetër dhe rrëshqiti disa dhjetra metra nën rrugën automobilistike, në humnerë. Në autobus udhëtonin rreth 60 nxënës të shkollës Abdyl Frashëri të Malishevës, të cilet sapo kishin përfunduar një eskursion 5 ditor nëpër Shqipëri.

Drejtori i Përgjitheshem i Policisë së Shtetit, Bajram Ibraj, konfirmoi për Zërin e Amerikës nga vendi i ngjarjes se 15 udhëtare humbën jetën dhe 37 te tjere u plagosën. Viktimat u trasportuan në spitalin e Pukës dhe në spitalet e Tiranës dhe të plagosurit u përcollën për ndihmë të ngutshme mjekësore në spitalet e Tiranës, Shkodrës dhe Lezhës.

Sot pasdite, në vendin e aksidentit shkuan edhe Ministri i Shendetesise, Leonard Solis, Ministri i Mbrojtjes, Pandeli Majko, dhe Ministri i Rendit, Igli Toska. Nga Kosova shkoi Ministri i Kulturës. Aksidenti i sotëm është më i rëndi që ka ndodhur vitet e fundit nëpër rrugët e Shqipërisë.

Presidenti i Shqiperise, Alfred Moisiu, i sapo kthyer nga Rumania, shkoi në spitalin ushtarak të Tiranës për të vizituar nga afër të plagosurit.

Gjithashtu, rreth ores 20 e 15 minuta të mbrëmjes, në aeroportin ”Nënë Tereza” të Tiranës ka arritur edhe Kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi.

XS
SM
MD
LG