Lidhje

Rusia do të dërgojë dy anije luftarake në Detin Mesdhe - 2004-10-15


Ministri rus i mbrojtjes, Sergei Ivanon, ka rënë dakord të dërgojë anije luftarake në Detin Mesdhe për të ndihmuar patrullat detare të aleancës të kapin anije të dyshuara për lidhje me terrorizmin. Ky premtim u bë në Rumani gjatë bisedimeve midis zotit Ivanov dhe homolgëve të tij nga vendet anëtare të Natos, ditën e fundit të takimit informativ dy ditësh të nivelit ministror të aleancës.

Zyrtarët thonë se pritet që dy anije ruse të bashkohen me operacionine Natos që filloi pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001 kundër Shteteve të Bashkuara. Ministri rus i mbrojtjes ripohoi edhe të drejtën e Rusisë për të eliminuar ekstremistët në Çeçeninë e shkatërruar nga lufta me çfarëdo mjeti dhe dënoi ato që ai i cilësoi si standarde të dyfishta kundër terrorizmit.

Natoja konfirmoi synimin e saj për të përmirësuar lidhjet ushtarake me Rusinë në përpjekje për të shtuar bashkëpunimin në luftën kundër terrorizmit. //bsa//

XS
SM
MD
LG