Lidhje

Irak: terroristët sulmojnë kishat në përpjekje për të nxitur dhunën sektare - 2004-10-16


Kryengritësit në Irak hodhën bomba në pesë kisha të Bagdatit, mesa duket në përpjekje për të nxitur dhunën sektare midis komuniteteve myslimane dhe kristiane të vendit.

Zyrtarët irakianë thanë se nuk pati viktima por kishat pësuan dëmtime të rënda.

Në incidente të tjera, kryengritësit goditën të shtunën me raketa dhe mortaja një spital dhe një hotel në Bagdat, duke lënë të vrarë një punonjës spitali.

Ndërkaq në lagjen Sadr të Bagdatit u shty deri të dielën afati që qytetarët të dorëzojnë armët dhe të shpërblehen me para në dorë.

Në Falluxha, gjendja ishte e qetë pas dy ditë sulmesh të forcave amerikane nga ajri dhe toka ndaj objekteve të dyshuara si baza terroriste.

Ushtria amerikane tha se një marins dhe dy ushtarë, si dhe një përkthyes civil mbetën të vrarë nga sulmi vetvrasës të premten në qytetin Qaim në afërsi të kufirit me Sirinë.

XS
SM
MD
LG