Lidhje

Afganistan: 7 të vdekur nga sulme terroriste - 2004-10-16


Sulmet me bombë shkaktuan vdekjen e shtatë personave në Afganistan ndërkohë që zyrtarët vazhdojnë numërimin e votave të zgjedhjeve presidenciale që u zhvilluan javën e kaluar.

Zyrtarët ushtarakë thanë se një minë vrau dy ushtarë amerikanë në provincën Uruzgan të enjten.

Në provincën lindore Kunar, zyrtarët afganë thanë se të paktën pesë persona, përfshirë edhe tre fëmijë, vdiqën të premten nga nga shpërthimi i telekomanduar i një eksplozivi. Zyrtarët thanë se ekstremistët i vunë zjarrin një kamioni që transportonte furnizime amerikane dhe pastaj pritën të grumbullohej turma para se të hidhnin bombën.

Të shtunën në Kabul u hodhën të paktën dy raketa mbi një zonë banimi, të cilat lanë të plagosur një person.

Rezultatet e fundit nga zgjedhjet tregojnë se presidenti Hamid Karzai kryeson, ndërkohë që janë numëruar afro 350 mijë vota. Pritet që rezultatet zyrtare përfundimtare të bëhen të ditura brenda 3 javësh.

XS
SM
MD
LG