Lidhje

Sot në mesditë bëhet varrosja e viktimave të aksidentit në Shqipëri - 2004-10-16


Në Kosovë, sot në mesditë në komunën e Malishevës do të bëhet varrimi i 15 viktimave të aksidentit të së enjtes në Fushë Arrëz të Shqipërisë. Varrimi do të bëhet në varrezën e njejtë.

Të 15 trupat u sollën dje në Malishevë pas identifikimit të tyre në Institutin e Mjeksëisë Ligjore në Rahovec. Të gjithë viktimat humbën jetën kur autobusi me të cilin po udhëtonin nga Tirana për në Kosovë, u përplas me nje veturë dhe më pas u shemb në një greminë në fshatin Gjegjan.

Autobusi ishte pjesë e një autokolone me nxënës e arsimtarë të gjimnazit Abdyl Frashëri të Malishevës, të cilët për disa ditë kishin qëndruar në Shqipëri për një vizitë, që tashmë është bërë e zakonshme për nxënësit e klasëve të fundit të shkollave të mesme të Kosovës.

Edhe dita e sotme në Kosovë është shpallur ditë zie, ndërkohë që janë pezulluar të gjitha veprimtaritë institucionale dhe politike.//IB

XS
SM
MD
LG