Lidhje

Nju Jork Tajms do të mbështesë senatorin Kerri për president të Shteteve të Bashkuara - 2004-10-17


Gazeta Nju Jork Tajms shyprehu mbështetjen për kandidatin demokrat për president të Shteteve të Bashkuara, Xhon Kerri. Në numrin e saj të sotëm, gazeta me ndikim të ndjeshëm citoi atë që ajo e cilësoi si dijeni të gjerë të zotit Kerri, gjykimin e tij të qartë dhe gatishmërinë për të rivelrësuar vendimet. Gazeta e cilëson atë edhe si njeri me vlera të forta morale.

Nju Jork Tajsmi shkruan se mandati i Presidentit Bush në zyrë ka qenë katastrofik, duke e akuzuar udhëheqësin republikan se e ka çuar qeverinë amerikane në atë që ajo e cilëson si e djatha radikale. Tajmsi kritikon edhe poilitikat e brendshme dhe të jashtme të presidentit.

Të dy kandidatët vazhduan dje fushatën elektorale, Presidenti Bush ishte në shtetin kyç të Floridës, ku ai kritikoi rivalin e tij demokrat, Xhon Kerri, se po përpiqet të ngjallë frikën e rifillimit të shërbimet të detyrueshëm ushtarak.

Senatori Kerri zhvilloi fushatë dje në Ohajo, ku fajësoi Presidentin Bush për mungesa në vaksinat kundër gripit në Shtetet e Bashkuara. Fushata e tij nxorri në qarkullim edhe një reklamë të re për këtë çështje.

XS
SM
MD
LG