Lidhje

Në Irak vazhdojnë sulmet ajrore - 2004-10-17


Në Irak zyrtarë të spitalit thonë se tre persona mbetën të vrarë nga sulmet që u kryen dje vonë. Ndërkohë, zyrtarë ushtarakë të Shteteve të Bashkuara thonë se 2 helikopterë amerikanë u rrëzuan në pjesën jugperëndimore të Bagdadit, duke shkaktuar vdekjen e dy ushtarëve dhe plagosjen e dy të tjerëve. Ata thanë gjithashtu se 4 ushtarë amerikanë dhe përkthyesi i tyre mbetën të vrarë nga një sulm vetëvrasës në qytetin Kaim, pranë kufirit sirian.

Kryengritësit kryen shpërthime në pesë kisha të Bagdatit, mesa duket në përpjekje për të nxitur dhunën midis komuniteteve myslimane dhe kristiane. Zyrtarët thanë se nuk pati viktima. Kryengritësit goditën me raketa dhe mortaja një spital dhe një hotel në Bagdat, duke lënë të vrarë një punonjës spitali.

XS
SM
MD
LG