Lidhje

Akademia britanike e Shkencave: Bush mban qëndrim të ashpër ndaj klonimit - 2004-10-18


Akademia kombëtare e shkencave në Britani ka kritikuar Presidentin Bush që u ka bërë thirrje Kombeve të Bashkuara të miratojnë ndalimin e të gjitha formave të klonimit njerëzor.

Akademia prestigjioze, e njohur si Shoqëria Mbretërore i kërkon OKB-së që të miratojë një propozim belg që ndalon klonimin njerëzor, por lejon vendet që t’i marrin vetë vendimet lidhur me klonimin kurues, për studime në fushën e mjekësisë.

Klonimi me synime kurimi është i ligjshëm në Britani dhe në një numër vendesh të tjera.

Presidenti i Shoqërisë Mbretërore thotë se zoti Bush po mban një qëndrim të ashpër ndaj klonimit, për arsye të politikës së brendshme. Ai paralajmëron se një ndalim i të gjitha llojeve të klonimit, do t’i bënte shkencëtarët që duan ta bëjnë një gjë të tillë, ta provojnë klonimin njerëzor në ato vende ku ai ndalohet me ligj.// lk //

XS
SM
MD
LG