Lidhje

Iraq: një makinë-bombë vret 6 vetë - 2004-10-18


Zyrtarët në Irak thonë se shpërthimi i një makinë-bombë shkaktoi vdekjen e të paktën 6 vetëve në një kafene të Bagdadit. Zyrtarët thonë se në shënjestër të shpërthimit ishin forcat policore irakiane.

Shpërthimi ndodhi disa orë pasi kryengritësit qëlluan me mortaja një qendër për mbledhjen e armëve në lagjet Qyteti Sadër të Bagdadit duke shkaktuar vdekjen e dy personave. Sulmi ndodhi vetëm pak para vizitës së kryeministrit të përkohshëm, Ijad Allaui, në atë zonë.

Po dje, forcat amerikane goditën pozicionet e kryengritësve në qytetin Falluxhah, ndërkohë që zyrtarët irakianë u bënë përsëri thirrje banorëve të qytetit të dëbojnë luftëtarët e huaj që mendohet se ndodhën atje. Dëshmitarët thonë se të paktën tre vetë mbetën të vrarë.

Të shtunën, ekstremistët vranë 9 policë ndërkohë që ata po ktheheshin nga një kurs stërvitor në Jordani. //az//

XS
SM
MD
LG