Lidhje

Kryeministri irakian: qeveria do të zgjasë programin për shkëmbimin e armëve me para    - 2004-10-18


Kryeministri irakian Iyad Allawi tha se qeveria e tij do të zgjasë programin për shkëmbimin e armëve me para për të gjithë vendin, në përpjekje për të ndaluar kërcënimet e dhunës para zgjedhjeve të ardhshme kombëtare.

Njoftimi i zotit Allawi para parlamentit irakian u bë pas një nisme një-javore çarmatimi në lagjen Sadr të Bagdadit. Zyrtarët thanë se gjatë kësaj nisme u grumbulluan lëndë plasëse, armë dhe mina toke.

Në një zhvillim tjetër, ushtria amerikane liroi një negociator të rëndësishëm irakian të përfshirë në përpjekjet për parandalimin e një sulmi të madh ushtarak amerikan mbi qytetin e Falluxhas, që mbahet nga kryengritësit. Negociatori irakian u ndalua javën e kaluar, pasi bisedimet për armëpushim mes kryengritësve dhe qeverisë irakiane dështuan. Ndërkohë, një autokolonë e forcave policore që patrullonte qytetin e Bakubës ra në një pritë gjatë natës. Shtatë policë dhe dy civilë mbetën të plagosur në këtë sulm. Policia tha se autorët e sulmit arritën të largoheshin.// lk //

XS
SM
MD
LG