Lidhje

SHBA: fonde të reja buxhetore për Departamentin e Sigurisë Kombëtare  - 2004-10-18


Presidenti Bush nënshkroi një ligj që i jep Departamentit të Sigurisë Kombëtare rreth 33 miliardë dollarë për vitin buxhetor që filloi më 1 tetor.

Buxheti përfshin rritjen e shpenzimeve për kontrollin e kufirit, shtimin e masave të kontrollit doganor, sigurinë e trafikut ajror dhe ndihmë për programet shtetërore dhe lokale anti-terroriste. Buxheti përfshin edhe fondet për Nismën e Sigurisë së Kontenierëve e cila synon të kontrollojë ngarkesat e anijeve të mëdha në portet amerikane.

Sigurimi kombëtar ka qenë një çështje e rëndësishme në fushatën presidenciale amerikane. Presidenti Bush ka mbrojtur politikat e tij, ndërsa rivali i tij demokrat Xhon Kerri ka theksuar se vendi mbetet i kërcënuar nga sulme të jashtme.// lk //

XS
SM
MD
LG