Lidhje

Terapia me Hormone dhe tromboza; Virusi i gripit dhe vaksina - 2004-10-19


Terapia me hormone dhe trompoza

Një studim botuar këto ditë në revistën e shoqatës amerikane të mjekësisë, thekson një tjetër efekt negativ të marrjes së estrogjenit të kombinuar me progestin për të luftuar simptomat e meniopauzës. Deri tani dihej që terapia për zëvëndësimin e hormoneve mund të shtojë rrezikun e prekjes nga kanceri i gjirit dhe probleme të tjera. Ndërsa nga studimi i ri mësohet se estrogjini plus progjestin dyfishon rrezikun tek gratë për të formuar disa pllakëza gjaku apo tromboza në venat e këmbëve, të cilat mund të shkaktojnë vdekjen. Studimi i ri i cili shqyrton lidhjet midis terapisë me hormone dhe pllakëzave të gjakut ose trombozave. Studimi u krye nga mjekja Mary Kushman pranë universitetit të Vermontit në bashkëpunim me shoqatën Nisma për shëndetin e grave. Mjekja Kushman thotë se në studim i përfshinë 16 mijë e 600 gra. Një pjesë e tyre iu nënshtruan terapisë së kombinuar për zëvëndësimin e hormoneve me estrogjen dhe progestin, ndërsa të tjerat morrën tableta pa ndonjë vlerë kuruese apo placebo. Gjendja e këtyre grave u vëzhgua nga ekspertët për rreth 5 vjet e gjysëm. Autorja e studimit, Mary Kushman thotë se fakti kryesor që doli nga ky studim ishte se tek gratë që u trajtuan me terapinë për zëvëndësimin e hormoneve u dyfishua rreziku për formimin e pllakëzave të gjaku në venat e këmbëve. Zakonisht gratë që janë mbi moshën 70 vjeç, gratë që janë mbi peshë trupore ose tepër të shëndosha, ndodhen në rrezik më të madh për të zhvilluar pllakëza gjalku ose tromboza. Në fakt, sipas zonjës Kushman, gratë mbi peshë dhe të trajtuara me terapi hormonesh kishin 7 herë më shumë gjasa për të zhvilluar tromboza gjaku në krahasim me gratë me peshë trupore normale. Në studim thuhet se gratë që kanë veçorinë gjenetike të quajtur “Faktori 5 Leiden”, ndodheshin në rrezik më të madh për të zhvilluar tromboza,por edhe gratë që marrnin rregullisht aspirina për hollimin e gjakut paraqiteshin në rrezik për formimin e pllakëzave të gjakut.

Gripi dhe vaksina

Një nga arsyet që mungesa e vaksinave kundër gripit përmbën rrezik për shëndetin është se gripi është ngjitës ose transmetues. Mjafton vetëm një teshtitje që virusi të kalojë nga një njeri tek tjetri. Kur pacienti fillon të ndjejë simptomat e gripit ai ka kohë që ka filluar të bëhet përhapës i këtij virusi. Doktor Nathanil Hupert thotë se kur personi ndjehet i sëmurë, kjo do të thotë se në gojën dhe hundën e tij ekzitojnë grimca të mjaftueshme virusi dhe sapo ai teshtin ose kollitet, të gjitha viruset dalin menjëherë jashtë në kërkim të viktimës tjetër. Kur një person teshtin ose kollitet, rreth 100 mijë grimca të virusit të gripit dalin nga goja ose nga hundet dhe hyjnë në ajrin rrethues. Dhe sipas disa shkencëtarëve, vetëm thithja e 10 grimcave të tilla mund ta bëjnë personin të ndjehet i sëmurë. Sa më të vogla të jenë këto grimca aq më lehtë thithen nga organizmi nëpërmjet frymëmarrjes. Grimcat më të mëdha të virusit të gripit zënë vend në sipërfaqe dhe marrja e gripit nëpërmjet grimcave të tilla është më i vështirë, vetëm në se personi i prek ato me dorë dhe dora e palarë bie në kontakt me gojën ose hundën. Megjithatë, virusi i gripit mund të mbijetojë në sipërfaqe deri në 48 orë. Kur gripi fillon, virusi i tij përhapet dhe është vështirë të ndalet. Në vitin 2003, një virus gripi hyrë në Shtetete Bashkuara nëprmjet aeroplanit. Arsyeja ishte se ventilatori për ajrosjen e aeroplanit gjatë fluturimit ishte prishur duke bërë që një person i vetëm me grip të infektonte afro 75 përqind të udhëtarëve në aeroplan.

XS
SM
MD
LG