Lidhje

Irak: rrëmbehet një punonjëse ndihmash - 2004-10-19


Kanali televiziv arab, Al-Jazeera, transmetoi një video të shefes së një organizate ndërkombëtare ndihmash, që u rrëmbye te marten në Bagdad.

Në këtë video paraqitet zonja Hassan, një shtetase irakiane e lindur në Britaninë e Madhe, dhe letërnjoftimi i saj. Rrëmbyesit nuk shihen në këtë filmim të shkurtër.

Al-Jazeera thotë se një grup i armatosur i paidentifikuar ka marrë përgjegjësinë për rrëmbimin.

Ndërkaq, Ministria irakiane e Mbrojtjes thotë se 4 ushtarë të Gardës Kobëtare u vranë dhe më shumë se 80 të tjerë u plagosën sot në një sulm kudër bazës së tyre në veri të Bagdadit.

Në qendër të Bagdadit, nga një sulm me mortaja dhe granada u vra një kontraktues amerikan dhe u plagos një ushtar po amerikan.

Në Falluxha, aeroplanë ushtarakë amerikanë shkatërruan strehime dhe depo armësh që përdoreshin nga ekstremistët që kanë lidhje me terroristin, Abu Musab al-Zarqawi.

Në pjesën veriore të Irakut, zjarrfikësit po përpiqen të shuajnë zjarrin e shkaktuar nga sabotatorët në naftësjellës.// lk //

XS
SM
MD
LG