Lidhje

SHBA: Bush, Kerry ashpërsojnë retorikën - 2004-10-19


Presidenti Bush rifilloi sot sulmet verbale kundër rivalit të tij demokrat, John Kerry, duke thënë se ky i fundit nuk është as i përgatitur dhe as i aftë të jetë komandant i forcave të armatosura amerikane.

Presidenti e bëri këtë deklartë para mbështetësve të Partisë Republikane në Florida, një ditë pasi tha se kundërshtari i tij nuk e kupton kërcënimin që përbën terrorizmi dhe ka një strategji tërheqjeje nga Iraku.

Fushata e Senatorit Kerry u kundërpërgjegj me një reklamë të re në të silën ai thotë se si “president nuk do ta ndalte asgjëë për të goditur terrorisët para se ata të na godasin”. Në reklamë, Presidenti Bush akuzohet gjithashtu për kaosin e krijuar në Irak.

Retorika e fushatës është shtuar ndjeshëm, ndërkohë që po afrohet dita e votimit më 2 nëntor. Ndërkaq Senatori Kerry mban sot fjalime në mitingjet në Pensilvani dhe Ohajo, dy shtete ku kandidatët po bëjnë fushatë intensive.// lk //

XS
SM
MD
LG