Lidhje

Irak: dy shpërthime auto-bombash në qytetin e Samarrës - 2004-10-20


Ushtria amerikane thotë se një fëmijë irakian u vra dhe 11 ushtarë amerikanë si dhe një përkthyes u plagosën në dy shpërthime auto-bombash sot në qytetin e Samarrës.

Pas shpërthimit në qytet u vendos gjendja e ndalim-qarkullimit nga muzgu deri në agim. Ky qytet deri kohët e fundit ka qënë në duart e forcave kryengritëse.

Po sot në Falluxha aeroplanët amerikanë sshkatërruan një objekt të kryengritësve. Ushtria amerikane ka mohuar njoftimet e dëshmitarëve se si pasojë e sulmit u vra edhe një familje prej 6 vetësh.

Në Bagdat, një anëtar i partisë së kryemeinistrit Iyad Allawi u vra ndërsa po shkonte në punë.

Dhe Organizata e ndihmave Care International ndërpreu operacionet pas rrëmbimit të drejtoreshës së organizatës në këtë vend. Ekstremistë të panjohur rrëmbyen Margaret Hassan në Bagdat dje ndërsa ajo po shkonte në punë.

Ndërkohë dy punonjës egjiptianë, të një firme telekomi, të rrëmbyer në shtator u liruan. Në një zhvillim disi ironik, punëdhënësi i tyre tha se grupi terrorist i Abu Musab al-Zarkawit ndërmjetësoi për lirimin e tyre.

Ndërkaq, departamenti amerikan i shtetit hoqi Irakun nga lista e vendeve që shikohen si shtete që mbështesin terrorizmin. Njoftimin për marrjen e këtij vendimi e bëri sekretari i shtetit Colin Powell. Iraku kishte qënë në listën e vendeve, që mbështesin terrorizmin, që nga 13 shtatori i vitit 1990, 6 javë pasi trupat irakiane pushtuan Kuvajtin.

//ze//

XS
SM
MD
LG