Lidhje

Projekti i fundit i Christopher Reeve është i ngjashëm me luftën në jetën e tij - 2004-10-20


Projekti i fundit i Christopher Reeve është i ngjashëm me luftën në jetën e tij.

Zoti Reeve i cili u nda nga jeta më 10 tetor në moshën 52 vjeçare bëri skenarin dhe drejtoi filmin televiziv me titull Historia e Brook Ellisonit. Filmi tregon jetën e Ellisonit një vajzë që u paralizua nga qafa e poshtë pas një aksidenti me makinë në moshën 11 vjeçare.

Ndryshe nga çdo parashikim, Ellisoni mbaroi shkollën e mesme dhe më pas u diplomua nga Harvardi. Ish aktori supermen lexoi për të në gazetën New York Times dhe më pas kontaktoi Ellisonin dhe filloi bashkëpunimin me të për ta sjell historinë e saj në ekran.

Christopher Reeve thoshte se e ndjeu si detyrë të tregonte historinë e saj që ndoshta do të ndryshojë jetë njerëzish. Ai donte t’u jepte njerëzve shansin të shikonin një fragmet të jetës në paralizë.

Zoti Reeve u paralizuar pas një aksidenti në vitin 1995 dhe ashtu si protagonistja Ellison e ktheu tragjedinë personale në triumf për publikun. Që nga aksidenti ai u bë aktivist për personat me të meta fizike dhe kërkoi nga qeveria lejimin e kërkimeve me qelizat embrionale.

//ze//

XS
SM
MD
LG