Lidhje

Afganistan: presidenti Karzai duket se ka fituar zgjedhjet e 9 tetorit - 2004-10-20


Në Afganistan, pas numërimit të më shumë se 50 përqind të votave, presidenti i përkohshëm Hamid Karzai duket se po del fitues në zgjedhjet e para të drejt për drejta presidenciale.

Zoti Karzai ka deri tani shumicën prej 59,8 përqind të votave dhe është shumë më përpara kandidatit që është në vend të dytë, Yunus Qanuni, i cili ka vetëm 17,2 përqind. Zoti Karzai ka nevojë për pak më tepër se 50 përqind të votave për të shmangur një raund të dytë votimesh.

Hamid Karzai u zgjodh nga një konferencë ndërkombëtare e Kombeve të Bashkuara për të kryesuar qeverinë e përkohëshme që u krijua pasi Shtetet e Bashkuara dhe forcat afgane të rrezistencës përmbysën rregjimin taleban në fund të vitit 2001, për shkak se strehonte udhëheqësin e al-Qaidës, Osama bin Laden.

Ndërkohë, ushtria amerikane në Afganistan thotë se udhëheqësi Taleban, Mullah Omar, ka humbur besimin e komandantëve të tij pasi talebanët nuk mundën të sabotonin zgjedhjet presidenciale të këtij muaji, që çuan në përçarjen e talebanëve.

//ze//

XS
SM
MD
LG