Lidhje

Transparency International nxjer indeksin e vitit 2004 për nivelin e korrupsionit nëpër botë - 2004-10-20


Organizata Transparency International nxori sot indeksin e vitit 2004 për nivelin e korrupsionit nëpër botë.

Ndër 146 vende të vlerësuara, Shqipëria gjendet në vendin e 108 dhe paraqitet më dobët se vendet e saj fqinje. Maqedonia renditet në vendin e 97-të, Serbia dhe Mali i Zi në të 99-tin, Greqia në të 49-tin dhe Italia në vendin e 43-të.

Tre vendet me nivelin më të ulët të korrupsionit janë respektivisht, Finlanda, Zelanda e Re dhe Danimarka.

106 nga 146 vende janë nën 5 pikë në indeksin prej 10 pikësh, ku 10-ta tregon korrupsionin zero. 60 vende, duke përfshirë edhe Shqipërinë kanë nën 3 pikë, që do të thotë se korrupsioni është i pranishëm në shkallë të gjerë.

“Korrupsioni në shkallë të gjerë në projektet publike është një pengesë e madhe për zhvillimin progresiv që çon në humbje të mëdha të fondeve publike të nevojshme për arsimin, shëndetësinë dhe uljen e nivelit të varfërisë, si në vendet e zhvilluara ashtu edhe në vendet në zhvillim”, tha sot në Londër Kryetari i Transparency International, Peter Eigen. Zoti Eigen u bëri thirrje qeverive në mbarë botën që për të realizuar Qëllimin e Mijëvjeçarit për uljen e varfërisë 50 përqind deri në vitin 2015, ato duhet të godasin fort korrupsionin në procesin e kontratave publike.

//ze//

XS
SM
MD
LG