Lidhje

Zimbabve: Çvangirai i pafajshëm  - 2004-10-20


Një gjykatë në Zimbabve gjeti të pafajshëm udhëheqësin e partisë më të madhe politike të vendit, Morgan Çvangirai, i cili ishte akuzuar për tradhtëti. Zoti Tsvangrirai, kreu i Lëvizjes për Ndryshime Demokratike, ishte akuzuar se në vitin 2001 kishte marrë pjesë në një komplot për të vrarë Presidentin Robert Mugabe të Zombavesë. Një gjykatës tha se nuk kishte të dhëna të besueshme për ta shpallur fajtor zotin Çvangirai. Udhëheqësi i opozitës thotë se është shumë i kënaqur me vendimin e gjykatës.

“Mendoj se ky vendim ishte i papritur për shkak të mjedisit politik në të cilin veprojmë, tha zoti Çvangirai. Por, ne ende nuk mund të festojmë për shkak se mjedisi politik nuk është përmirësuar dhe as nuk shihen shenja përmirësimi.”

Organizata e të drejtave të njeriut Amnesti International nxorri një deklaratë, në të cilën thuhet: “Gjyqi kundër zotit Çvangirai ishte një përndjekje me motive politike në përputhje me një prirje mbizotëruese arrestimesh dhe gjyqesh nën akuza të rreme, si një formë e keqtrajtimit të opozitës politike në Zimbave.”

Zëdhënësi i Departamentit amerikam të Shtetit, Riçard Bauçer, thotë se Shtetet e Bashkuara e përshëndesin vendimin e gjykatës dhe shpresojnë seai pasqyron një qendrim më konstruktiv nga ana e qeverisë, veçanërisht për sa u përket zgjedhjeve të ardhshme parlamentare: Për këtë do të nevojiteshin reforma elektorale,, tha zoti Bauçer, por fatkeqësisht reformat elektorale që po shqyrtohen nga qeveria e Zimbabvesë nuk trajtojnë të metat rrënjësore në procesin zgjedhor.”

Në mënyrë që zgjedhjet parlamentare të Zimbavesë të jenë të lira dhe të drejta, atje duhet të krijohet një komision i pavarur zgjedhjesh, të sigurohet liria e tubimit dhe e drejta e shfrytëzimit të mjeteve të informimit nga të gjitha partitë politike dhe t’i jepet fund dhunës politike. Këto janë hapat që ne mendojmë se duhen marrë, thotë zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit. Nëse pritet që zhvillimi pozitiv i shpalljes së pafajësisë për zotin Çvangirai, të çojë në diçka më të mirë, ai duhet të pasohet me hapa seriozë si ato për reforma elektorale.”

XS
SM
MD
LG