Lidhje

Kombet e Bashkuara zhvillojnë negociata me koalicionin në Irak  - 2004-10-21


Kombet e Bashkuara po zhvillojnë negociata me koalicionin e udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara në Irak për të garantuar sigurinë për personelin e saj, pas përparimit të ngadaltë në procesin e krijimit të një force të veçantë të OKB-së.

Një zëdhënëse tha se organizata botërore do të dëshironte që një kontingjent i forcës shumëkombëshe të caktohej për mbrojtjern e anëtarëve të personalit të saj, kur ata të dalin jashtë të ashtuquajturës Zona e Gjelbër e Bagdadit.

Shteti ishull i Fixhit ka rënë dakord të dërgojë rreth 130 trupa në Bagdad, duke u bërë vendi i parë që shpreh gatishmërinë për të marrë pjesë në një forcë speciale mbrojtëse të OKB-së.

Ministri i jashtëm i Irakut i bëri thirrje OKB-së që ta shtojë praninë në Irak në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet e janarit. OKB-ja u tërhoq nga Bagdadi vitin e kaluar, pasi shpërthimi i një makine bombë shkaktoi vdekjen e 23 vetëve në selinë e misionit të saj. Aktualisht, organizata botërore ka 35 anëtarë të personelit të saj në Irak. //bsa//

XS
SM
MD
LG