Lidhje

Milosheviçi këmbëngul të vetëmbrohet - 2004-10-21


Ish presidenti jugosllav Sllobodan Millosheviç i bëri thirje gjykatës së Kombeve të Bashkuara për krime lufte të anulojë vendimin për të mos i lejuar atij të vet-mbrohet.

Zoti Millosheviç i kërkoi një komisioni për apelim të Gjykatës së Hagës t’i njohë atij të drejtën e vetmbrojtjes pasi, siç tha ai, asnjë avokat mbrojtës nuk mund ta zëvendësojë atë me sukses në këtë gjyq politik.

Më parë, një nga avokatët e caktuar nga gjykata i tha komisionit se ekipi mbrojtës nuk mund të përmbushë si duhet misionin e tij, pasi zoti Millosheviç nuk pranon të bashkëpunojë. Gjithashtu, shumë dëshmitarë të mbrojtjes nuk pranojnë të paraqiten për dëshmi.

Gjykata caktoi dy avokatë britanikë për të marrë përsipër çështjen, pasi mjekët thanë se gjendja shëndetësore e të pandehurit vinte në rrezik vazhdimin e procesit. Prokurorët e akuzojnë zotin Millosheviç se po pengon me qëllim procesin, pasi nuk pranon të marrë mjekimet. Sllobodan Millosheviçi ndeshet me më shumë se 60 akuza për krime lufte në lidhje me konfliktet ballkanike të viteve ’90.

XS
SM
MD
LG