Lidhje

Bush, Kerri vazhdojnë fushatën të mbërthyer në garë - 2004-10-21


Presidenti Bush dhe rivali i tij demokrat, John Kerry, po zhvillojnë sot fushatë me synimin për të bërë për vete votues të pavendosur, ndërkohë që anketat tregojnë se të dy kandidatët janë mbërthyer në një garë të ngushtë në prag të votimeve të 2 nëntorit.

Senatori Kerry do të mbajë një fjalim në Colombus të Ohios mbi shkencën dhe kërkimet dhe më vonë do të marrë pjesë në një tubim në Mineapolis të Minnesotës.

Në mëngjes ai shkoi për gjueti në Ohion Lindore - sport popullor ky në këtë shtet të rëndësishëm për votimet.

Ndërkohë, Presidenti Bush po zhvillon fushatë në një shtet tjetër ku gara është e fortë - Pensilvani - udhëtimi i tij i 40-të që nga koha e betimit si president.

Gjatë një ndalese në rrethinat e Filadelfias, ai ka ndër mend të flasë në lidhje me reformën në shëndetësi.

Ohio, Pensilvania dhe Minnesota janë tre shtetet ku gara është më e fortë. Analistët thonë se votuesit në këto shtete mund të vendosin mbi rezultatin e zgjedhjeve.

XS
SM
MD
LG