Lidhje

Sulme ajrore izraelite mbi Qytetin e Gazës - 2004-10-22


Forcat ushtarake izraelite kryen mbrëmë dy sulme ajrore në Qytetin Gaza. Dëshimtarët thonë se helikopterët luftarakë izraelitë hapën zjarr kundër shtëpisë së një udhëheqësi ekstremist palestinez lokal. Nuk pati njoftime për viktima.

Sulmi i dytë u krye disa orë pasi Adnan al-Guli, udhëheqësi numër dy i krahut ushtarak të grupit Hamas, u vra kur një helikopter luftarak izraelit hapi zjarr kundër makinës së tij. Në këtë incident u vra edhe një ndihmës i zotit Gul. Zyrtarë izraelitë të mbrojtjes thonë se zoti Gul zhvilloi raketën artizanale Kasam, e cila është përdorur nga ekstremistët palestinezë në dhjetëra sulme kundër Izraelit jugor. Izraeli ndërmori një operacion në shkallë të gjerë muajin e kaluar në Rripin e Gazës për të ndaluar sulmet palestineze me raketa.

Sulmet e djeshme u kryen vetëm pak ditë para se parlamenti izraelit të zhvillojë votimin lidhur me planin e Kryeministrit Sharon për t’u tërhequr nga Rripi i Gazës brenda vitit 2006. Sipas një njoftimi të botuar në numrin e djeshëm të gazetës izraelite Haretz, qeveria shpenzoi miliona dollarë për të ngritur vendbanime të paautorizuara izraelite në Bregun Perëndimor. //bsa//

XS
SM
MD
LG