Lidhje

Priebe:zgjedhjet, kusht për marrëveshjen e asocim-stabilizimit - 2004-10-22


Marrëveshja e arritur mes partisë socialiste dhe partisë demokratike për ndryshimin e përbërjes Komisionit qëndor të zgjedhjeve dhe cështjen e listave të votuesve, e finalizuar dje me miratimin nga parlamenti i dha një atmosferë tjetër bisedimeve të sotme mes Komisionit Europian dhe autoriteteve shqiptare. Cështja e zgjedhjeve ishte një nga pikat qëndrore të takimit të sotëm politik të grupit konsultativ.

Pas disa deklratave të përsëritura dhe trysnisë së ushtruar javët e fundit nga Komisioni europian për të përhpejtuar dhe zhbllokuar procesin e reformës elektorale, sot në takim u përshendet votimi i djeshëm në parlament.

Por të mësuar me të papriturat që shpik politika shqiptare, përfaqësuesit europian nuk i lënë vetes vend për optimizëm. Përfaqësuesi i presidencës hollandeze Toni Agota tha se do të dëshironin të shihnin që dy ligjet e miratuara nga parlamenti të zbatoheshin sa më shpejt në mënyrë që të evitohen ngatërresa si ato të tetorit 2003 u shpresh ai duke saktësuar se përgatitjet për zgjedhjet janë një cështje urgjente dhe se mbajtja e zgjedhjeve do të jetë një test i vertetë për pjekurinë demokratike të Shqipërisë.

Historia e shkurtër e zgjedhjeve në Shqipërinë post komuniste ka kaluar thuajse gjithmonë përmes përlasjeve dhe kontestimeve. Kjo situatë shpjegoi sot drejtuesi i bisedimeve me Shqipërinë për marrëveshjen e Stabilizim Asocimit Reinhard Priebe nuk shkon paralel me ambicjen e Shqipërisë për tu bërë një ditë anëtare e BE, madje shtoi ai nuk është në përputhje as me pozitën aktuale në procesin e integrimit. Prandaj ai përsëriti edhe një herë se zhvillimi i zgjedhjeve demokratike është një kusht për arritjen e marrëveshjes. “Si mund te negociohen seriozisht nenet themelore te marreveshjes se asocimit te cilat u referohen saktesisht respektimit te principeve demokratike- tha zoti Priebe - ne nje kohe kur zgjedhjet vazhdojne te vleresohen nga organizatat nderkombetare si te pamjaftueshme qofte per standardet e brendeshme dhe ato te jashtme”.

“Mesazhi qendror nga ne eshte se vetem nepermjet perpjekjeve konstante dhe vullnetit te vertete politik nga te gjitha partite per t’I kryer punet ashtu sic duhet ne menyre qe te kapercehen veshtiresite teknike me sens mirekuptimi dhe ndershmerie atehere ju do te mund te beni ato zgjedhje qe ne te gjithe presim”

Vullnet politik në të mirë të të gjithë reformave në vend kërkoi edhe përfaqësuesi i presidencës hollandeze Toni Agota sipas të cilit stabiliteti i brendshëm politik mbetet një parakusht për përparim në rrugën e integrimit: “Zenkat politike jane nje shenje normale e nje demokracie te shendetshme por sapo keto zenka fillojne te bllokojne reformen politike atehere kemi nje problem sepse politika nuk eshte qellim ne vetvehte por nje mjet per progress dhe kete pergjegjesi e kane te gjithe partite. Politikat partiake nuk duhet ti presin rrugën përparimit që populli këtu kërkon dhe meriton” , tha zotiAgota.

Përfaqësuesit europian kërkuan edhe një herë që Shqipëria të përdorë të gjitha energjitë në mënyrë që reformat të jenë bindëse, pasi reformat minimale nuk do ta cojnë larg vendin, për arsyen e thejshte shpjeguan ata se procesi në të cilin Shqipëria është përfshirë kërkon ambicje dhe standarte të larte dhe jo duke i rënë rrugës për shkurt.

XS
SM
MD
LG