Lidhje

Shpërthime në Mosul; plagosen 5 ushtarë amerikan - 2004-10-22


Komanda ushtarake amerikane në Irak thotë se pesë ushtarë u plagosën sot nga shpërthimi i dy bombave pranë një autokolone ushtarake pranë qytetit verior të Mosulit.

Banorët e Mosulit thonë se forcat qeveritare irakiane bastisën një xhami në kërkim të guerriljeve, ndërkohë që trupat amerikane rrethuan zonën.

Komanda amerikane i ka mohuar njoftimet se një klerik i rëndësishëm sunit u arrestua gjatë bastisjes.

Ndërkohë, aeroplanët ushtarakë amerikanë e vazhduan presionin ndaj guerriljeve në qytetin e Faluxhës duke ndërmarrë bombardime gjatë natës kundër objekteve të dyshuara si depo armësh.

Sot, pranë qytetit u njoftua për shkëmbime zjarri midis marinsave amerikanë dhe luftëtarëve guerilas. Sipas personelit mjeksor, të paktën 7 persona u vranë, por zëdhënësit ushtarakë amerikanë thanë se nuk mund t’i konfirmonin njoftimet.

Ekstremistët ekzekutojnë tre kontraktorë maqedonas

Zyrtarët e Maqedonisë thonë se ekstremistët islamikë në Irak kanë vrarë të tre kontraktuesit maqedonas që morën peng në muajin gusht. Një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme maqedonase tha se një delegacion qeveritar që shkoi në Katar në fillim të kësaj jave arriti në këtë konkluzion pasi pa një video të trasmetuar dje nga rrjeti televiziv al-Jazeera. Ai tha se ekipi konfirmoi identitetin e viktimave. Al-Jazeera thotë se një grup i vetquajtur Ushtria Islamike e Irakut ia dërgoi videon këtij kanali televiziv dhe akuzon në të pengjet si agjentë të Shteteve të Bashkuara. Të tre personat kishin shkuar në Irak për të punuar për një kompani amerikane ndërtimi. Zyrtarët thonë se 19 maqedonas të tjerë, që punonin për firmën filluan të largohen nga Iraku.

XS
SM
MD
LG