Lidhje

Tre myslimanë përjashtohen nga një shkollë franceze - 2004-10-22


Një gjykatë franceze i ka dhënë urdhër një shkolle të mesme të hapë një proces me pyetje-përgjigje për tre djemtë e besimit sik, të cilët u pezulluan nga shkolla.

Djemtë u ndëshkuan sepse nuk respektuan ligjin e ri francez që ndalon mbajtjen e simbole fetare në klasë, pasi kishin vënë në kokë çallma.

Avokatët e tre djemve i kishin kërkuar gjykatës në një periferi të Parisit të vendoste nëse çallmat përbënin shkelje të ligjit që ndalon simbolet fetare. Por gjykata i dha shkollës 15 ditë afat për të zhvilluar një seancë ndëshkimore lidhur me këtë çështje.

Meshkujve të besimit sik u kërkohet të mos i presin flokët dhe të mbështjellin kokën me çallmë. Por pasuesit e këtij besimi këmbëngulin se çallma nuk është simbol fetar por kulturor.

Ligji ndalon mbajtjen e shamive të kokës nga vajzat myslimane, kësulave hebraike apo kryqeve të mëdhenj në shkolla shtetërore, si pasqyrim i ndarjes së kishës nga shteti. Të paktën 6 vajza myslimane janë përjashtuar këtë javë nga shkolla pasi nuk e kanë respektuar ligjin.

XS
SM
MD
LG