Lidhje

Një grua britanike  zihet peng në Irak - 2004-10-23


Një punonjëse britanike e ndihmave, e rrëmbyer në Irak, i bëri thirrje kryeministrit britanik Tony Blair t’i tërheqë trupat e vendit të tij nga Iraku me qëllim që t’i shpëtojë asaj jetën.

Margaret Hasani, drejtoresha e degës së organizatës së ndihmave Care International në Irak, e bëri këtë thirrje me lotë në sy në një videokastetë të transmetuar dje nga rrjeti televiziv Al-Jazeera.

Ajo i kërkoi Kryeministrit Blair edhe të mos dislokojë trupa britanike në Bagdad, siç u është premtuar Shteteve të Bashkuara.

Sekretari i jashtëm britanik, Jack Straw, e cilësoi videokasetën si tronditëse dhe shprehu keqardhjen për familjen e zonjës Hasan.

Në një deklaratë të organizatës Care u bëhet thirrje rrëmbyesve ta lirojnë zonjën Hasan, duke vënë në pah mbështetjen e madhe publike në Irak për lirimin e saj si edhe punën e saj shumëvjeçare bamirëse në atë vend.

Asnjë grup nuk ka marrë përgjegjësinë për rrëmbimin e saj të martën në Bagdad. //Ib

XS
SM
MD
LG