Lidhje

20 forca të sigurimit vriten nga dy shpërthime në Irak - 2004-10-23


Kryengritësit në Irak kanë vënë në shënjestër përsëri forcat e sigurimit në vend duke vrarë të paktën 20 policë dhe ushtarë të gardës kombëtare në dy shpërthime vetvrasëse me bombë.

Në sulmin e parë, 16 policë u vranë në afërsi të një baze ushtarake në perëndim të Bagdatit. Në shpërthimin e dytë katër oficerë të gardës kombëtare u vranë në një pikë kontrolli në jug të Samarrës.

Në Bagdat një bombë e vendosur në anë të rrugës shkaktoi plagosjen e 6 ushtarëve amerikane.

Ndërkohë ushtria e grupit ekstremist të Ansar al Sunnait ka vendosur fotografi në faqen e saj elektronike me pamje ka ekzekutimi me prerje koke i një irakiani të akuzuar se ishte spiun për forcat amerikane në Mosul.

Dhuna ndodh ndërsa ushtria amerikane njoftoi se ka kapur një anëtarë të lartë të Abu Musab al Zarkawit gjatë një sulmi në Faluxha para agimit.

XS
SM
MD
LG