Lidhje

Rossin: populli i Kosovës, vendimtar për fatin e tij  - 2004-10-23


Zëvendësadministori i UNMIK-ut, Larry Rossin thotë se ështe ne interesin e gjithe popullit te Kosove qe gjithe trashegimia e konfliktit te vihet menjane dhe që njerëzit ne Kosove te punojnë së bashku. Në një intervistë për Zërin e Amerikës, zoti Rossin, ish zyrtar i Departamentit të Shtetit, thotë se do të varet nga perpjekjet e udheheqesve dhe popullit te Kosoves nëse vitin tjetër, në Kosovë do të bëhen hapa përpara në drejtim të statusit politik.

Duke iu përgjigjur pyetjes se përse UNMIK-u ka humbur popullaritet në Kosovë, zoti Rossin thotë se nuk mund të thotë me siguri nëse kjo është e vërtetë.

"Edhe nese eshte e vertete, une nuk mund te komentoj arsyet sepse nuk kam qene ketu. Gjitchka qe mund te them eshte se perfaqesuesi I posacem dhe une po bejme gjithcka mundemi per ta bere UNMIK-un nje organizate rezultative. Ka shume njerez te perkushtuar ne UNMIK, qe duan te bejne me te miren per perparimin e Kosoves, duam te bejme gjithcka mundemi ti fuqizojme ata, te punojme me institucionet e perkohshme te Kosoves dhe udheheqesit e Kosoves per ta cuar Kosoven perpara. Per ta bere kete me sukses, duhet te punojme nga afer dhe te kemi bashkepunim te mire me udheheqesit e Kosoves dhe popullin e Kosoves per te ecur perpara ne standartet dhe kerkesat e tjera qe ka Kosova perpara per tu zhvilluar si duhet".

Duke komentuar nëse UNMIK-u do të transferojë me shume kompetenca drejt institucioneve vendore, zoti Rossin tha:

"Kemi transferuar tashme shume pushtet sipas kornizes kushtetuese, ne institucionet e perkohshme, presim te punojme me ta qe ti bejme keto institucione pergjegjese, te ndihmojme ne ndertimin e kapaciteve aty ku ka nevoje, dhe per ta bere kete rezultative, perfaqesuesi i posacem ka thene publikisht se po kerkojme menyra sesi te transferojme akoma me shume pushtet tek institucionet e perkohshme. Nderkohe qe e bejme kete, duam te punojme me institucionet per te ndertuar kapacitet aty ku ka nevoje, dhe gjithashtu ti ndihmojme per tu siguruar se po japin sherbimin me te mire per popullin e Kosoves".

Por a shpreson UNMIK-u se qeveria e re do te krijohet shpejt, pa nderhyrjen e UNMIK-ut dhe komunitetit nderkombetar? Zoti Rossin thotë:

"Gjeja e pare qe do te shpresoja dhe do te shpresoja ne te vertete, sepse eshte e drejte civile dhe pergjegjesi qytetare e popullit te Kosoves, eshte qe ata te votojne. Ata mund te votojne per ke te duan, ne nuk kemi preference sesi votojne. Jane me shume se 30 parti ne liste, fitofte partia me e mire. Shpresojme se kjo do te shkoje shume mire, shpresojme se qeveria do te formohet sa me shpejt qe te jete e mundur, kemi besim te plote se udheheqesit e Kosoves kane mundesi ta marrin persiper kete detyre. Eshte e rendesishme qe ata ta formojne qeverine me shpejtesi, qe mund te jete partner per ne, por edhe qe mund ta coje Kosoven perpara ne plotesimin e standarteve, dhe ne zhvillimin e Kosoves".

Në të vërtetë do të duhet të presim verën tjetër për të parë se sa do të realizohet kjo dhe kjo periudhë do të jetë një farë testi për politikanët e Kosovës ku do të shihen disa gjëra: sa të aftë do të jenë ata të krijojnë një qeveri të re me konsensus, si do të trajtohet pakica serbe, sa përparim do të arrihet në zhvillim ekonomik të Kosovës, të cilat janë disa nga çështjet kyçe në këtë proces testimi.

XS
SM
MD
LG