Lidhje

Petersen: zgjedhjet, sinjal i mirë që Kosova i drejton botës - 2004-10-23


Zgjedhjet e sotme janë një sinjal i mirë që Kosova i ka drejtuar botës tha sonte shefi i UNMIK-ut Soren Jessen Petersen. Pjesëmarrja e vogël e serbëve, theksoi ai nuk ishte e papritur, por në të kanë ndikuar personat që kanë frikësuar ata që kanë dashur të votojnë.

Udhëheqësit kryesor politik në Kosovë ndërkaq zgjedhjet e sotme i kanë cilësuar me rëndësi të posacme për të ardhmen e Kosovës.

Zyra e OSBE, e kryesuar nga ambasadori Paskal Fieski, shef i komisionit qendror të zgjedhjeve në Kosovë, konfirmoi sonte se procesi i votimeve për zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të 23 tetorit ka shkuar shumë mirë.

Zëdhënësi i OSBE-së, Sven Lindholm konfirmoi për Zërin e Amerikës, se nuk janë shënuar incidente të rëndësishme.

Dy orë para mbylljes së qendrave të votimit, pjesëmarrja ishte rreth 45 përqind, ndërkohë që pjesëmarrja e pakicës serbe në zgjedhje ishte mjaft e vogël.

XS
SM
MD
LG