Lidhje

Bagdad: Vriten 49 ushtarë të paarmatosur irakianë - 2004-10-24


Zyrtarët irakianë thanë se 49 ushtarë të paarmatosur, pjestarë të ushtrisë së re irakiane u gjetën të vrarë në një rrugë në verilindje të Bagdadit.

Ata thanë se rekrutëve u ishte zënë pritë mbrëmë kur po ktheheshin në shtëpitë e tyre në Irakun jugor, nga një stërvitje afër Baqubës. Një korrespondent i televizionit al-Arabiyah njofton se personat që sulmuan ishin me uniforma ushtarake.

Sipas auriteteve, rekrutët, të veshur civilë, ishin urdhëruar të dilnin jashtë automjeteve të tyre, të shtrihen në tokë dhe pastaj ishin ekzekutuar.

Ndërkohë, një oficer amerikan i shërbimit diplomatik dhe një ushtar po amerikan, u vranë nga një sulm me mortajë afër aeroportit të Bagdadit.

Gjithashtu, në Falluxha, dëshmitarët thonë se të paktën pesë vetë janë vrarë nga sulmet ajrore kundër pozicioneve të guerriljeve.

Më në jug, një ushtar bullgar u vra dhe tre të tjerë u plagosën nga shpërthimi i një autobombe pranë një autokolone të koalicionit në Karbala.

XS
SM
MD
LG