Lidhje

Uashington: Përfundon seminari për Shqipërinë në Institutin Smithsonian - 2004-10-24


Të shtunën përfundoi ne Uashington seminari kulturor me titull “Neper Shqiperine e re”, organizuar nga ambasada e Shqiperise ne bashkepunim me Institutin Smithsonian. Qellimi i seminarit ishte njohja e publikut amerikan me vlerat e shumta historike e kulturore te nje vendi te vogel e te larget per t’i bindur ata se Shqiperia eshte nje vend joshes mik, mirenjohës dhe mikpritës.

Salla ne nje nga mjediet e institutit Smithsonian ne Uashington ishte mbushur plot me njerëz te moshave te ndryshme e te ardhur nga shtetet me te largeta e Amerikes, sic eshte ai i Havait, ndersa rezervimet per te marre pjese ishin bere qe prej disa muajsh.

Duket se mjaftojne keta tregues qe shumekush te arrije ne perfundimin se Shqiperia ende nuk njihet sa duhet nga publiku i gjere amerikan dhe se ky seminar ne institutin Smithsonian, i pari i ketij lloji mbi kulturen shqiptare, nuk duhet te mbetet i fundit.

Veprimtarja e komunitetit shqiptaro-amerikan ne Uashington, Valentina Zace thote se me këtë seminar shtytja tashme eshte krijuar, vemendja e publikut eshte terhequr.

Instituti Smithsonian eshte nje nga qendrat me te njohura kulturore e muzeale ne bote. Qellimi i ketij institucioni ështe te njohe publikun amerikan me kulturat e vendeve te ndryshme te botes dhe anasjelltas.

Instituti Smithsonian ndjehet krenar qe organizon seminarin e pare te plote mbi Shqiperine, thote bashkerenduesja e programit. Kjo eshte një menyrë e këtij instituti per t'i uruar Shqiperise mireseardhjen ne Amerike. Shpresojme qe ne te ardhmen te organizohen seminare te tjera te ngjashme per te mesuar me shume dhe per te krijuar lidhje me te forta midis dy vendeve dhe popujve.

Gjate seminarit, oratoret u perqendruan ne ato aspekte rreth te cilave ben pyetje cdo i huaj para se te vendose per te vizituar nje vend te huaj.Ata kerkojne te dine sa i sigurt eshte vendi, sa terheqese eshte natyra, sa te kendshem jane njerezit dhe sa interesante eshte kultura e tyre.

Ambasadori Fatos Tarifa e beri te qarte se Shqiperia eshte nje vend i sigurt per cdo vizitor, vecanerisht ate amerikan. Ambasador Tarifa e argumentoi kete duke permendur faktin tashme te njohur se sipas nje ankete te koheve te fundit te organizates Gallup, Shqiperia ze vendin e pare ne Evrope persa i perket ndjenjave te forta pro-amerikane.

Historiani Neritan Ceka u tregoi te pranishmeve se Shqiperia eshte edhe nje djep i kultures, ku vizitori mund te njihet duke pare nga afer vepra arti e monumente te kultures qe i perkasin peridhave me te hereshme te qyteterimit.

Shkrimtarja Diana Culi foli mbi fazat neper te cilat ka kaluar letersia shqipe, e cila fillon qe ne periudhat me te hereshme kur tregimet kendoheshin ne vargje nga rapsodi popullor dhe transmetoheshin brez pas brezi duke iu bere ndryshime ne pershtatje me kohen. Si rrjedhim, sot Shqiperia ka nje letersi mjaft te larmishme, cka tregon karaktertin e larmishem e te kendshem te atyre qe e shkruajne dhe te atyre per te cilet shkruhet.

Ndersa per bukurite natyrore e vlerat turstike te vendit foli, afaristi shqiptaro amerikan Besnik Vathi, pronar i nje firme udhetimesh ne shtetin Kenektikat me deget e saj ne Nju Jork, ne Tirane e ne Durres.

XS
SM
MD
LG