Lidhje

Qeveria amerikane përshëndet zgjedhjet në Kosovë  - 2004-10-25


Qeveria amerikane përshëndeti zgjedhjet në Kosovë duke i cilësuar ato si përgjithësisht të lira e të drejta.

Duke falenderuar autoritetet si dhe gjithë ata që morën pjesë në votime, zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Adam Ereli, theksoi se Uashingtoni shpreh keqardhje që disa politikanë u bënë thirrje banorëve të mos votonin. Zëdhënësi shprehu shqetësim të thellë që shumë serbë të Kosovës vendosën të mos marrin pjesë në votime.

Zëdhënësi Ereli e quajti vendimin për të mos votuar, një “vendim në dëm të tyre”. Pjesëmarrja në institucionet e Kosovës është rruga më e mirë që komunitetet në Kosovë të realizojnë interesat e tyre legjitime, tha zëdhënësi Ereli. Shtetet e Bashkuara, tha ai, do të vazhdojnë të punojnë me udhëheqësit e zgjedhur të Kosovës për ndërtimin e një Kosove shumë-etnike.”

Zoti Ereli tha se tani ka rëndësi që qeveria e re të krijohet me shpejtësi, në mënyrë që të ruhet ritmi i zbatimit të standarteve dhe për t’u marë me çështjet kryesore si decentralizimi që janë në rend të ditës.

XS
SM
MD
LG